Në Dublin, në Irlandë, eshte hedhur eshorti të fazës së grupeve të eliminatoreve të “Euro 2020”. Shqipëria e trajnerit Christian Panucci ndodhet në vazon e katërt, ndërsa Kosova në vazon e pestë.
Shorti i Euro 2020-të e ka vënë Shqipërinë përballë Francës kampione të botës.
Grupi H
Francë
Islandë
Turqi
Shqipëri
Trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci ka komentuar shortin për Euro 2020 ku Shqipëria është në grupin H së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorën.
Panucci u shpreh se Franca është favorite ndërsa shtoi se nëse nuk do të kushtëzohet nga dëmtimet, Shqiëpria do të luftojë me Turqinë dhe Islandën për vendin e dytë. “Mund të shkonte më mirë ose më keq, por do të punojmë për të pamundurën. Franca është favoritja e madhe. Edhe Turqia dhe Islanda janë të forta, pretendente për vendin e dytë. Gjëja më e rëndësishme për mua është të rikuperoj lojtarët, pasi e vë re që nuk iu intereson shumë gjendja e lojtarëve por vetëm rezultati. Franca është favoritja, Shqipërinë e shoh duke luftuar me Turqinë dhe Islandën për vendin e dytë”, tha Panucci.
Nderkohe në një lidhje direkte për Supersport, Duka tha se shihet si pozitiv grupin H në ët cilin bën pjesë Shqipëria teksa shtoi se nuk do të donte të ishte në grupin ku ndodhet Gjermania dhe Holanda.
Si ishte ky short?
Nuk kualifikohesh nga shorti, del nga fusha. Duhet të bëjmë mirë në fushë. Për aq sa varet nga shorti, gotën e shoh gjysmë plot, e shoh pozitiv. Imagjino sikur të ishte grupi me Gjermaninë dhe Holandën, do ishte masakrues. Duke menduar këtë, e shoh pozitiv.
Kishit preferenca kur hidhej shorti?
Pasi u hodhën 2 skuadrat e para, nuk doja grupin me Gjermaninë dhe Holandën. Gjithë kokat e grupeve të tjera, janë skuadra të forta, që kanë bërë mirë vitet e fundit. Franca siç është e fortë për ne, do jetë edhe për të tjerët. Mund të konkurrojmë për një vend të dytë. Gjithsesi, ende nuk kemi nisur.
Kosova?
Jam në tavolinë me trajnerin e Kosovës dhe zyrtarë të tjerë, janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë, dhe mund të fitojnë edhe në Ëembley.
Stadiumi i ri?
Në mars vështirë të jetë gati, por besoj se do të luajmë aty në qershor.