Trump thotë nuk i pëlqen përkthimi, hedh kufjet e ikën

0
401
Nuk dihet nëse nuk i pëlqeu përkthimi apo politika, por presidenti i SHBA Donald Trump i la të gjithë gojëhapur kur lëshoi në dysheme kufjet të cilat ju dhanë me qëllim që ta kuptonte më mirë homologun argjentinas Mauricio Macri, i vendit pritës të samitit G20.
Në një fjalë të shkurtër pas veprimit, Trump tha se kuptonte më mirë homologun përmes spanjishtes sesa përmes përkthimit dhe se ata kanë qenë miq të mirë prej kohësh.
Gjithsesi ky nuk ishte momenti i vetëm i sikletshëm pasi sërish dy presidentët duket se nuk u morën vesh dhe aq mirë gjatë kohës që liderët po grumbulloheshin  për të ashtuquajturën foto familjare, një proces i zakontë në samite të tilla.
Trumpi duket se arriti i pari në podium dhe largohet duke e lënë të suprizuar homologun Macri.
Ky i fundit u përpoq ta thërriste, por nuk mori asnjë përgjigje nga lideri i Uashingtonit, teksa edhe gjuha e tij trupore shfaqi njëfarë zhgënjimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here