Trump dënon marrëveshjen e Brexit: E mirë vetëm për BE, jo për SHBA

0
398
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sot kryeministren britanike Theresa May, duke thënë se marrëveshja që ajo ka negociuar me Bashkimin Evropian vë në rezik marrdhënoien tregtare me SHBA.
Në komentet e tij të para mbi marrëveshjen e Brexit e cila votohet muajin që vjen në parlamentin britanik dhe është miratuar nga BE, Trump tha se “Është një marrveshje shumë e mirë për BE por jo për Britaninë dhe SHBA”.
 “Në formën e saj tani, me këtë marrëveshje Britania nuk do të mund të tregtojë me Shtetet e Bashkuara, dhe nuk besoj se ata e dëshirojnë këtë. Kjo është ana negative e marrveshjes”, tha Trump për gazetarët.
Trump argumenton se May duhet të rinisë negociatat me Brukselin për të siguruar kushte më të mria për Britaninë por si kryeministrja dhe zyrtarët evropianë kanë thënë se kjo nuk do të ndodhë.
Duke reaguar ndaj komenteve të  Trump, May tha sot se marrëveshja qartëson “politika tregtare të pavarura” të Britanisë pas Brexit, duke qenë e lirë për të bërë marrëveshje tregtare me çdo vend të botës, përfshi dhe SHBA.
“Në lidhje me Shtetet e Bashkuara ne jemi duke folur me ta për marrëveshjen që duam të kemi në të ardhmen”, tha May.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here