E rëndë/ Makina përplas protestuesen në Astir

0
472

Mëngjesin e sotëm në sikurse u paralajmërua më herët nga ARRSH ka nisur aksioni për  heqjen e shtyllave të ndriçimit në zonën e “Astirit”, në kuadër të projektit që do të ndërtohet dhe parashikon prishjen e një numri të madh banesash.

Banorët kanë dalë sërish në protestë, ndërsa aty kanë mbërritur edhe shumë forca policie.

Në të gjithë zonën u vunë re punonjës të policisë së shtetit, asaj bashkiake, dhe efektivë të forcave Shqiponja.

Nga ana tjetër makinat që kalojnë në këtë rrugë nuk kanë ndaluar qarkullimin.

Një prej mjeteve ka goditur një vajzë të re, e cila ishte pjesë e protestës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here