Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), bën me dije nisjen e një aksioni të ri në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe.
Siç bën me dije IKMT, aksioni nis sot nga Shkoza, loti dy.
“Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme”, informon IKMT.
Mbetet për t’u parë nëse ky aksion do të shoqërohet me protesta dhe rezistencë nga ana e banorëve apo do të vijojë normalisht.