Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Ramush Haradinaj është përplasur me një gazetar të Kosovës.
Teksa gazetari i ka adresuar një pyetje Haradinajt, ku ndër të tjera citonte “Kryeministri Edi Rama ishte kundër firmosjes së demarkacionit”, Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk e kishte thënë diçka të tillë dhe se këtë mund të shkonte ta përmendte në kazan
Gazetari: Kryeministri Edi Rama ishte kundër firmosjes së demarkacionit, juve Haradinaj, keni një koment për këtë.
Rama: Avash njëherë avash. Ku e dëgjove që është gabim i madh, mund të shkosh të flasësh tek kazani për gjëra që si kam thënë, por jo këtu kur jam unë përballë.
Gazetari: Ju e thatë disa herë.
Rama: Nuk e thash se ishte gabim i madh. Në kazan shko fol, por sa të jem unë gjallë nuk mundesh.