Fondacionet Shoqëri e Hapur të financuara nga George Soros, njoftuan sot se po largohen nga Turqia, disa ditë pasi presidenti Reçep Tajip Erdogan akuzoi filantropistin miliarder se po përpiqet të destabilizoje vendin.
Fondacionet ne disa projekte për arsimin, të drejtat e grave dhe reformat demokratike, thanë se mbi to janë bërë akuza të pabaza të cilat bëjnë të pamundur vazhdimin e operacioneve.
Kreu turk i fonacioneve ishte mes 13 të ndaluarve në Turqi këtë muaj, i akuzuar për lidhje me protestaqt anti-qeveritare të 2013 dhe me biznesmenin e burgosur Osman Kavala.
Erdogan akuzon Kavalën për financim të protestave duke thënë: “Hebreu i famshëm hungarez Soros fshihet prapa Kavalas. Ky njeri ka shumë para dhe i përdor ato për të përçarë kombet”.