Kryeministrja britanike Theresa May u kritikua nga të gjitha palët e politikës në parlament, teksa përpiqej të mbronte marrëveshjen e saj të Brexit me BE, duke u thënë deputetëve të mos hidhnin poshtë të gjithë punën e arritur.
Megjithëse duket se do të dështojë në votën parlamentare të marrëveshjes muajin që vjen, May u tha deputetëve se e kishin për detyrë të dëgjonin zgjedhësit e tyre dhe të bënin atë që është në interes të kombit.
Por ajo u përball me një rrjedhë sulmesh duke përfshirë dhe ato nga vetë konsevatorët anti-BE si Boris Johnson, David Davis e Iain Duncan Smith.
Deputetët i thanë kryemisnitres se marveshja e saj është ‘e vdekur sa dhe një dodo’ dhe se nuk ka shanse të kalojë në votën e 11 dhjetorit.
Marrëveshja u dënua nga aleatët e koalicionit me konservatorët DUP, si dhe nga lideri i opozitës laburiste Jeremy Corbyn, i cilitha se paketa nuk kënaq askënd.
U deshën rreth një orë e gjysmë sulme në sallë derisa doli një deputet konservator Nicky Morgan, i cili foli në mbrojtje të saj.
Vetëm disa deputetë konservatorë mbrojtën marrëveshjen, por zëërat e tyre humbën në detin e kritikave.