Një bankë është grabitur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në bankën TEB në lagjen Dardania, Prishtinë.
Burime nga policia bëjnë me dije se persona të armatosur kanë hyrë me forcë në degën e Bankës TEB në lagjen Dardania te Prishtinës.
Priten që të bëhen publike detaje të reja nga policia e Prishtinës, qytet i cili është prekur më së shumti nga këto ngjarje kriminale.