Pas presioneve dhe nervozizmit fillestar për msaën tregtare të Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se Kosova duhet të ulë taksën në 10 për qind dhe “atëherë ne mund të diskutojmë çfarëdo teme që Kosova dëshiron të diskutojë”.
“Le të ulin taksën në 10 për qind, dhe ne do të bisedojmë çfarëdo që dëshironi”, tha Vuçiç pas takimit të qeverisë.
Por, Qeveria e Kosovës ende po vazhdon të qëndroj mbrapa vendimit për rritje në 100 për qind të taksës, madje po largon produktet me destoinacin “Kosova dhe Metohia”.
Presidenti Vuçiç, brenda 3 ditëve të fundit, doli me deklarata të ndryshme, duke i ulur kërkesat e Serbisë karshi tarifës dhe duke e ‘zbutur’ diskursin kundrejt Kosovës. Ndërkohë mediat në Bosnje kanë raportuar se nga kjo masë tarifore atje mund të humben 10,000 vende të punës, dhe Vuçiç pranoi publikisht se kjo tarifë e dëmton rëndë ekonominë e Serbisë.