Propozimi i Ramës për Boden, reagon deputeti i PD: Ja për çfarë po përdoret

0
362

Për PD propozimi i Ridvan Bodes nga kryeministri Edi Rama për Këshill Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë është rast që përdoret nga qeveria për diversione të brendshme në PD.

Deputeti Ervin Salianji tha se ky është rasti i dytë, pas propozimit të Majlinda Bregut në një funksion qeveritar. Sipas tij, në të tilla raste PD i dhimbsen më shumë atë që përballen me arrogancën.

“Qëndrimi im ka qenë i qartë prej kohësh në lidhje me çdo lloj funksionari të PD, që kush merr apo përfaqëson qytetarë të caktuar nuk mund t’i tradhtojë interesat e tyre. Nuk besoj dhe nuk dua të besoj për shkak edhe të një respekti dhe njohje që kam, që do ta pranonte një propozim që vjen nga qeveria pavarësisht aftësisve, të cilat nuk i vihen në dyshim. Për mua do të ishte e rëndë. Është rasti i dytë, më parë ish-ministrja e Integrimit propozohet nga qeveria dhe ka marrë një funksion qeveritar, të jenë raste të përdorimit të qeverisë për diversion të brendshme në PD dhe raste ku është e qartë që nuk mund t’i dhimsen PD disa njerëz që propozohen nga qeveria sesa njerëzit që luftojnë çdo ditë me arrogancën apo arbitraritetin” tha Salianji në Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here