I hodhën makinën në erë në Vlorë, policia zbardh dy pistat hetimore

0
430

Policia ka nisur hetimet pas ngjarjes se rëndë në Vlorë, ku biznesmenit të ndërtimit Agron Alushi iu bë atentat me bombë me telekomandë të cilën ia kishin vendosur brenda makinës.

Policia ka ngritur dy pista hetimore nga hetimet. E para ka të bëjë me aktivitetin e 48-vjeçarit në fushën e ndërtimit dhe atë të gurores, ndërsa e dyta lidhet me faktin se motra e tij, Loreta Tozaj (Alushi), ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Hipotekës së Vlorës.

Tozaj u emëruar drejtoreshë e Hipotekës në fund të vitit 2014 dhe u shkarkua në tetor të vitit 2018 me vendim të ministrit të atëhershëm të Drejtësisë.

Nga informacionet që jep Policia, biznesmeni 48- vjeçar nuk rezulton person me precedentë penalë, por mësohet se Agron Alushi ka jetuar për disa vite në Britaninë e Madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here