Niger zhvendos gjirafat e ralla prej tkurrjes së habitatit

0
440
Një pjesë e një grupi gjirafash të rralla që janë kthyer në një atraksion turistik i Nigerit do të zhvendosen në një rezervat rreth 600 kilometra larg habitatit të tyre prej rritjes së territorit të shkretëtirës, të tokave të kultivuara dhe prej rritjes së numrit të kafshëve të goditura nga automjetet.
“Kjo do t’i japë species mbrojtje më të mirë,” tha ministri i mjedisit Almoustapha Garba duke saktësuar se fillimisht do të ishin shtatë femra dhe tre meshkuj që do të zhvendoseshin në rezervatin e Gadabedji në Nigerin qendror, pranë kufirit të shkretëtirës së Saharasë.
Kafshët e njohura me emrin shkencor Giraffa camelopardalis peralta ose ndryshe Gjirafa afrikano-perëndimore, ka pulla të zbehta dhe kjo tufë në Niger është e vetmja që vetë-riprodhohet në botë.
Nën mbikëqyrjen e organizatave të mbrojtjes, tuga e Koure është rritur nga 50 në 1996 në 612 ekzemplarë në 2017, dhe janë kthyer në një atraksion të fortë të turizmit, aq sa disa prej tyre janë vrarë nga aksidentet e rrugës me kamionë ose autobuzë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here