Kuvendi ka nisur procedurat për të zbatuar rekomandimet e GRECO. Kjo organizatë është pjesë e Këshillit të Europës dhe ka kërkuar gjithmonë masa të forta në luftën ndaj krimit e korrupsionit, por dhe vendosjes së disiplinës në Parlament. Miratimi i Kodit të Sjelljes për deputetë ishte kërkesa e tyre. Në kuadër të rekomandimeve që ta kanë dhënw Kuvendi ka miratuar dhe planin e aktiviteteve. Një tjetër lëvizje që do të bëjë Kuvendi është: Hartimi dhe miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, duke parashikuar se masat disiplinore që parashikon Rregullorja e Kuvendit për shkeljen e saj, zbatohen edhe në rastet e shkeljes se Kodit të Sjelljes së Deputeteve dhe Udhëzuesit të Detajuar për zbatimin e tij. Kuvendi ka parashikuar dhe marrjen e masave sa i takon konfliktit të interesave.
Në këtë aspekt është parashikuar: Simpozium për konfliktin e interesit dhe deklarimin e pasurive, organizuar nga Kuvendi dhe ILDKPI; Shpërndarja në rruge eletronike dhe në hard copy në dispozicion të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kodit të Sjelljes dhe Udhwzuesit për zbatimin e Kodit të Sjelljes. Thirrje publike për akreditimin e lobistëve, grupeve të interesit 2018 dhe organizatave të shoqërisë civile që bashkëpunojnë me Kuvendin. Krijimin e regjistrit të lobimit, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile dhe përditësimi i tij në vazhdimësi; krijimi i regjistrit të veçantë elektronik për dhuratat dhe publikimi i tij në faqen e internetit të Kuvendit. Këto masa kanë ardhur në kuadër të rekomandimit të GRECO, i cili kërkoi që të krijohej një mekanizëm për njoftimin “rast pas rasti” për konfliktet e interesit nga ana e deputetëve në Kuvend dhe që operacioni i këtij mekanizmi t’i nënshtrohet monitorimit. Tani duket se në skaner do jenë të gjithë deputetët, pasi ka shumë nga ata që votojnë ligje të caktuar në konflikt interesi, ndërsa historia ka parë që kanë qenë dhe në konflikt interesi kur kanë marrë detyrën. Deri më tani janë larguar nga Parlamenti Ilir Beqaj dhe Koço Kokëdhima, për shkak se kishin përfituar tendera në konflikt interesi.