E quajti diarre politike, Rama i përgjigjet ashpër Ylli Rakipit: Ka ardhur koha të ekspozoj një fakt…

0
354

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigjja ime” në ERTV, i është kthyer një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre.

Gjithashtu Rama ka sulmuar me një fjalor të ashpër dhe gazetarin Ylli Rakipi pas fjalëve të këtij të fundit, i cili deklaratat e kryeministrit i quajti diarre politike.

Rama thotë se gazetari ka përvetësuar 2.5 mln euro qera nga zyrat e OSHEE në pallatin në pronë të gazetarit, dhe më pas këto zyra janë shpërngulur.

“Habitem pse më sulmojnë kaq shumë Të Paekspozuarit . Mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kushedi ka lidhje për Ylli Kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që i ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryepritja për abonentin me një tualet për të gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator në raste errësire.Nuk e di po mendojeni në bazë të një kontrate absurde Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit Ylli Rakipi 2 milionë e 561 mijë euro qera. Po po, nuk e dëgjuat gabim plus 39 mijë euro garanci.Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka 1001 të këqija por të zezën që paratë e taksave dhe të mirat publike t’i ndajë me Ylli Kadriun, apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës, që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiar me hir a me pahir fatkeqësisht kjo organizatë kriminale nuk e ka. Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli,” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here