Vdekja e një 3-vjeçareje në qytetin e Beratit në fillim të vitit 2017 është mbyllur ditën e sotme me dënimin e mjekes që akuzohej për mjekim të pakujdesshëm.Shpresa Karkanjozi u dënua me 1 vit burg për shkak se sipas familjarëve të së miturës ajo i dha ilaçet e gabuara 3-vjeçares, çka solli vdekjen e saj në Repartin e Pediatrisë.
Ngjarja ndodhi më 23 janar të 2017 kur vogëlushja Iza Dërrasa ndërroi jetë, por vetëm tani u arrit të realizohej dënimi i doktoreshës që konsiderohet fajtore.
Prokuroria kërkoi 4 vite burg për doktoreshën por gjykata ka vendosur vetëm një vit. Kujtojmë se disa ditë më parë nëna e vajzës tha se asgjë s’mund t’ia kthente vajzën në jetë.
Nga ana tjetër mjekja Shpresa Karkanjozi deklaroi në sallën e gjyqit se ishte e pafajshme.
Gjyqtari Agron Vavla lexoi dënimin për Karkanjozin, i cili u konvertua nga 1 vit burg në 2 vite shërbim prove si dhe i hoqi dënimin plotësues mjekes me heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionin të mjekut për 2 vite.
Ndërkohë prindërit e vajzës u shprehen të pakënaqur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Beratit dhe deklarojnë se do ta apelojnë atë.