Kosovë, doganat kthejnë mbrapsht 20 kamionë me produkte nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina

0
553
Pas hyrjes së menjëhershme në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen në 100 përqind të taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Doganat kosovare raportonin sot se deri tani janë ndaluar të hyjnë të paktën 20 kamionë.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar së zbatuari që nga dje.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës me 100 përqind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në drejtim të Kosovës është duke u zbatuar plotësisht në të gjithë pikat doganore”, tha Stavileci, duke shtuar derisa deri tani janë kthyer 20 kamionë .
Stavileci ka sqaruar duke marrë si shembull se nëse një kamion me mall i cili vjen nga Serbia ose Bosnja e Hercegovina, ka mall në vlerë 10 mijë euro, tani e tutje me rritjen e taksës ai do të paguajë dyfishin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here