Kongresmenia për Trump: Mjaft u bëre kurva e Arabisë Saudite

0
457
Kongresmenia amerikane nga Hawaii Tulsi Gabbard ka vënë në lojë sot vendosmërinë e presidentit Donald Trump për të mbetur aleat i Riadit edhe pas vrasjes së gazetarit Xhamal Khashoggi, duke e quajtur atë “kurva e Arabisë Saudite.”
Kongresmania anti-luftë bëri komentin e saj pas deklaratës së Trump ku presidenti thoshte se SHBA do të qëndrojë përkrah aleatit të saj Arabia Saudite megjithë konkluzionet e CIA-s se vrasja e gazetarit disident ka ardhur me urdhër të princit të kurorës Mohammed bin Salman.
Vetë Trump ka pranuar se princi mund të ketë qenë urdhërues i aktit ose ka pasur dijeni pë komplotin e vrasjes së Kashogit, por ka cituar si arsye më të rëndësishme kontratat ushtarake që kompanitë amerikane të armëve si Lockheed Martin e Raytheon, kanë me sauditët.
Gabbard, e cila vetë ka luftuar në Irak, kundërshton ndërhyrjet e SHBA në konfliktet e huaja dhe ka kritikuar më parë dhe Barack Obama për politikat e tij në Siri, duke thënë se shtytja për ndryshimin e regjimit atje nuk po merr në konsideratë pasojat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here