E pabesushme në Itali/ Shqiptarët futen në komisariat dhe marrin drogën e sekuestruar (EMRAT+FOTO)

0
486

Dy shqiptarë, pjesëtarë të një bande të shpërndarjes së drogës, kanë tentuar të futen në rajonin e policisë në Itali për të marrë sërish drogën që iu ishte sekuestruar.Bëhet fjalë për Vladimir Cufollarin dhe Florenc Shkrepën, pjesë e një rrjeti shpërndarësish të drogave të shkatërruar disa ditë më parë në Lombardi.

dfgsdfghdfhdfhj.jpg

Dy shqiptarët kishin vënë re se makina e sekuestruar gjatë aksionit të mëparshëm të policisë, ndodhej e parkuar në rajon, dhe brenda saj kishte 2147 gram kokainë.

Sipas autoritetetve italiane, ata informuan bosin e tyre që ndodhet në Shqipëri Petrit Arapin, dhe hartuan një plan për të rimarrë drogën e sekuestruar.

Por teksa janë afruar në komisariat, dy shqiptarët kanë vënë re se makina ruhej nga forca të policisë.

18 anëtarë të këtij grupi përfshi shqiptarët si dhe shtetas italianë e marokenë u arrestuan gjatë operacionit të policisë italiane ditën e djeshme.

dfvgsdgsdgsdfgsdfgsdfg.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here