Ky është momenti qesharak por dhe i dhimbshëm për protagonisten, e cila theu një kyç duke tentuar të kërcente brenda në liqenin e ngrirë.
Bukuroshja ruse ishte zhveshur në të brendshmet e zeza para se të merrte vrull e të kërcënte në liqen nga një mol i drunjtë, duke besuar se cipa e akullit ishte e hollë.
Ajo shihet që që pasi kërcen bëhet gati të bjerë në ujë e mbledhur në stil “shuk” pro vetëm u përplas në shtresën e akullit që nuk lëshoi fare pe.
Xhiruesit e videos nisin të qeshurat ndërsa vajza rikthehet në platformë duke kërkuar ndihmë. Në pamjet e mëvonshme ajo tregon sesi ka lënduar kyçin e djathtë në aventurën e saj.

https://youtu.be/lvT5j7M7DLQ?t=1