Thyhen zyrat e 4 institucioneve të rëndësishme në Kukës, ja çfarë u vodhën

0
445

Zyrat e  institucioneve rajonale në Kukës janë thyer gjatë natës së 18 nëntorit në rrethana ende të pashpjegueshme. Nga të dhënat  rezulton se  janë dëmtuar dyer e orendi të tjera të 4 zyrave.

Sipas policisë janë vjedhur me thyerje 2 laptopë dhe 1 telefon celularë. Fatmirësisht keqbërësit nuk vjedhur apo dëmtuar kompjuterët  në të cilën  ruhen dokumentet zyrtare të katër zyrave, IKMT, Shërbimit të Provës, Entit Kombëtar i Banesave dhe  Agjencisë së Pronave Publike.

Nuk dihen arsyet e dhunimit të zyrave. Një nga dyshimet që ngre policia është për akt vandalizmi. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Zyrat e 4 institucioneve të thyera ndodhen në një ndërtesë e cila nuk është aspak e sigurt dhe më e keqja hyrja e saj nuk ka derë. Në ndërtesën katër katërshe janë edhe disa institucione të tjera të rëndësishme të cilat nuk kanë asnjë parametër të sigurisë me dyer të vjetra e të amortizuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here