Rama: Ja si ndryshojnë pagat për mjekët dhe infermierët

0
375

Kryeministri Edi Rama tha se pagat për mjekët dhe infermierët do të ndryshojnë.

Ai u shpreh se 17.864 punonjës do kenë një rritje page prej 7 përqind nga tremujori i dytë i vitit të ardhshëm

“Ka ndryshuar në dy drejtime pagat e mjekëve dhe infermierëve: Rritjes e pagës dhe uljes së taksave. Përsëri ne do rrisim pagën për infermierët e mjekët. Janë 17.864 punonjës që do kenë një rritje page prej 7 përqind nga tremujori i dytë i vitit të ardhshëm. Një rritje e konsiderueshme besoj që përmbush objektivin tonë për pagën e infermierëve dhe që rrit edhe shpërblimin e mjekëve”tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here