Google search engine
Home Aktualitet Pas skandalit për Gradën ‘Komisar’ ndërmerret një tjetër vendim për konkursin, ja...

Pas skandalit për Gradën ‘Komisar’ ndërmerret një tjetër vendim për konkursin, ja çfarë vendoset

0
380

Në një kohë kur testi i parë për gradën ‘Komisar’ u anulua me pretendimin se policët kishin kopjuar, ditën e sotme do rizhvillohet konkursi. Mësohet se me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, konkursi i datës 7 nëntor u anulua, pasi rezultoi se shumë punonjës policie kishin marrë të njëjtat pikë.

Konkursi do të zhvillohet për 4 ditë me radhë, ndërsa në garë për këtë gradë janë 470 kandidatë. Po ashtu mësohet se ata do të jenë të ndarë në 4 grupe sipas drejtorive.

Konkurrimi do të jetë elektronik dhe do të zhvillohet në kompjuter, ku kandidatët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve me alternativa. Më pas kalkulimi i pyetjeve do të bëhet automatik dhe përgjigjja do të merret në moment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here