Moti i keq paralizon portet, pezullohen lundrimet në Vlorë

0
412

Moti i keq ka bërë që të pezullohen lundrimet në portin e Vlorës.Kapiteneria ka konfirmuar se forca e detit shkon deri në 7 ballë, ndërkohë që lundrimi detar do të vijojë i paralizuar edhe ditën e nesërme, deri në përmirësimin e situatës.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi gjatë ditës së sotme ka pasur probleme në zbarkimin e pasagjerëve, ndërsa është ankoruar në Radë, në pritje të përmirësimit të motit.

Jo vetëm tragetet, por të gjitha mjetet lundruese janë urdhëruar të qëndrojnë në vende të mbyllura, përfshirë edhe mjetet e peshkimit.Në Durrës gjithashtu ka pasur probleme me ankorimin e trageteve, por ende nuk janë anuluar lundrimet.

Situata pritet të përkeqësohet gjatë pasdites së sotme, deri në ditën e nesërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here