A do vazhdojë Panuçi në krye të Kombëtares? Duka habit Rudinën me përgjigjen

0
395

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk ka vendosur ende lidhur me të ardhmen e trajnerit Kristian Panuçi. I ftuar në emisionin ‘Rudina’ në TV Klan, ndër të tjera, kreu i federatës

“Po ndodh një ndryshim brezash. Ata që e kanë përjetuar një emocion, e kanë të vështirë të motivohen sërish. Në futboll, dhe kudo mbahen mend rezultatet. Është e vështirë të flasësh për performancë pa rezultate”, sqaroi ai, duke shtuar:

“Në Izrael, pashë që ka një ndryshim. Panuçi? Është e vështirë të më kërkosh mua një mendim për Panuçin. Do flas si drejtues, sepse nuk mund ta analizoj. Ka goxha gjëra për të korrigjuar, edhe pse ka dëshirë për të punuar, ka pasur një karrierë të madhe si futbollist”, përfundoi Duka.

Sot në orën 20:45 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen miqësore me Uellsin, e cila mund të jetë e fundit për teknikun italian, rezultatet e të cilit në krye të Kombëtares kanë qenë mjaft zhgënjyese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here