Zbardhet lista për KED/ Arta Marku e para nga Prokuroria, Ilir Meta merr vendimin e papritur

    0
    541

    Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka dorëzuar në Presidencë, dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED). Fillimisht Arta Marku ka dërguar vetëm emrin e saj e ndjekur nga Fatjona Memçaj.

    Më vonë, Marku ka dorëzuar edhe një listë të dytë me 37 prokurorë, të cilët sipas saj plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk kanë shkollë magjistrature.

    Nga Gjykata Kushtetuese janë depozituar dy emra, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha. Nga Gjykata e Lartë, Xhezair Zagnajori nuk ka dërguar emrin e  tij, por vetëm Edmond Islamaj, Ardian Dvorani dhe Medi Bicin.

    Mësohet se KLD nuk ka dërguar asnjë kandidat në Presidencë. Afati i Presidentit, Ilir Meta që të hedhë shortin për KED është më 5 dhjetor.

    Mirëpo burime të ndryshme shprehen se ndryshe nga 2017, këtë vit presidenca nuk do ta hedhë shortin për KED. Është vetë Presidenti, ai që refuzon shortin sepse nuk është ngritur ende KLGJ dhe KLP, shortin e të cilave pritet ta hedhë Kuvendi pas 5 dhjetorit. Puna e parë e KED së re, nëse funksionon, është plotësimi i 5 vakancave në Kushtetuese.

    KANDIDATURAT

    GJYKATA KUSHTETUESE

    Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

    Vitore Tusha Anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e propozuar për Kryetare e KLSH

    GJYKATA E LARTË

    Edmond Islamaj Anëtar i Gjykatës së Lartë, në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit

    Ardian Dvorani Anëtar i Gjykatës së Lartë

    Medi Bici Anëtar i Gjykatës së Lartë

    PROKURORIA

    Arta Marku Kryeprokurore e Përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme.

    Fatjona Memcaj Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë

    Adnand Kosova Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Adnand Xholi Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Alfred Progonati Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Alma Muça Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

    Anila Leka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Arqile Koca Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Bilbil Mete Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë

    Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Petrit Fusha Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Ramadan Troci Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ngeli në Vetting

    Sokol Stojani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Thoma Jano Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

    Artan Bajrami Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda

    Bujar Sheshi Prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda

    Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë

    Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë

    Dritan Peka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

    Edmond Hyka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

    Genti Xholi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

    Nezir Gjoka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

    Ferdinand Elezi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

    Ludovik Dodaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

    Moisi Duda Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

    Altin Binaj Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë

    Henrik Haxhiraj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

    Kleanthi Zeka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

    Pelivan Malaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë

    Alfred Agolli Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër

    Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër

    Irma Balili Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë

    Rozeta Qirjaqi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë

    Arben Dollapaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër

    Brahim Dragjoshi Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër

    Elvin Gjokaj Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here