Të tjera detaje vijnë nga media greke në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur këtë të hënë në zonën e Qiparisja-së, ku tre 15 vjeçarë, ndër ta dhe adoleshenti shqiptar, humbën jetën për shkak të përplasjes me një furgon.
Për ndarjen nga jeta të 15-vjeçarëve, ka reaguar në rrjetet sociale edhe klubi i futbollit, i cili ka shprehur ngushëllime
‘Klubi i Futbollit Kyparissia mësoi me hidhërim ndarjen nga jeta të tre futbollistëve të rinj, Kristo Mirtai, Niko Trialona dhe Enriko Buzani që u larguan në mënyrë kaq të papritur dhe të padrejtë. Ne shprehim ngushëllimet më të thella për familjarët e tre engjëjve dhe ndajmë dhimbjen me ta’, thuhet në komunikatën e klubit të futbollit.