Rrjeti social gjigand, Instagram, ka mbyllur profilin e grupit të shqiptarëve të quajtur “Hellbanianz”, të cilët pak ditë më parë tërhoqën vëmendjen e mediave britanike. Banda e shqiptarëve, të vetë quajtur “Ne jemi perëndia e rrugëve”, postonte në Instagran imazhe të makinave sportive dhe luksoze, foto me armë, drogë dhe tufa parash, ndërsa disa prej tyre postonin foto edhe nga brenda burgut, pasi posedonin telefona celularë. Fillimisht ishte Sunday Ekspress disa ditë më parë që publikoi një artikull për “Hellbanianz”.
Instagram sqaroi se kishte mbyllur llogarinë e “Hellbanianz” dhe disa të tjera të lidhura me të, përfshirë edhe atë të kreut të grupit, të njohur si Vinz. Një zëdhënëse e Instagram tha: “Ne nuk lejojmë sjellje të paligjshme, kërcënime, dëmtime fizike apo krim të organizuar në instagram. Politikat tona gjithashtu thonë se Instagram nuk është një vend për të mbështetur apo lavdëruar aktivitetin e bandave apo të krimit të organizuar dhe gjithçka që përbën kërcënim për sigurinë e publikut, nuk lejohet. Ne inkurajojmë që, për të gjithë ata të cilët kanë të tillë përmbajtje, të raportohen nëpërmjet mjeteve tona në aplikacion”.
Mediat britanike e konsiderojnë “Hellbanianz” si një nga disa bandat e fuqishme që merren me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ata thuhet se qëndrojnë pas linjave të trafikut të kokainës së pastër në Britaninë e Madhe. Sasi të mëdha kokaine që hyjnë në ishull, besohet se i takojnë bandës shqiptare.
“Shumë nga këta gangsterë janë fëmijë të azilkërkuesive shqiptarë”, theksojnë mediat britanike.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
LAJME NGA E NJEJTA KATEGORI
Postuar: 19/11/2018 – 13:36
Të dënuarit në Burgun e Burrelit kanë shprehur shqetësimin për kushtet e këqija me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin.
Postuar: 19/11/2018 – 13:34
Policia e Tiranës në një postim në Facebook, ka publikuar disa foto të atyre që parkojnë në vende
Postuar: 19/11/2018 – 13:30
Historia e një 78-vjeçareje nga Elbasani është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapu
Postuar: 19/11/2018 – 13:26
Pas një thatësire të tejzgjatur, me nisjen e shirave po afrohet rreziku i përmbytjeve.
Postuar: 19/11/2018 – 13:06
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.
Postuar: 19/11/2018 – 13:04
Vettingut do t’i nënshtrohet edhe gjyqtarja e Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari.
Postuar: 19/11/2018 – 12:47
Prej 16 ditësh banorët e “Unazës së Re” janë në protestë për të mos lejuar shembjen e