“Më besoni se aty ka perla”, Klodiana Lala: Kjo dosje ka përgjime skandaloze zyrtarësh të lartë

0
425

Gazetarja Klodiana Lala ka veçuar një dosje të rëndësishme të quajtur Dosja 339/1, atje ku sipas saj gjenden shumë emra zyrtarësh e personalitetesh që na tregojnë se cili është shteti jonë, kush na drejton. Atje ku ajo thotë se flitet për shumëçka veçse jo për hallet e qytetarëve.

“Ajo çfarë di të them lidhet me faktin se unë kam disa ditë në fakt që po gjurmoj një material që është në fakt një dosje e vetme dhe ajo është dosja me numër 339/1. Jemi në një fazë kritike të kriminalitetit në vend, sa i përket kriminalitetit, lidhjeve okulte të krimit me politikën. sa i përket përfshirjes së zyrtarëve të lartë në vepra korruptive, vettingu që po ecën më hapin e breshkës dhe një sërë problematikash që duhen diskutuar. Për momentin unë jam fokusuar tek një çështje dosja me numër 339/1. Adi, kam arritur të shoh një pjesë të saj në pamundësi për ta parë të gjithën por më besoni se aty ka perla në se mund ta quaj në gjuhën e zbukuruar mediatike” tha Lala në News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here