Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka dhënë një intervistë për “Conflict Zone” të Deutsche Welle-s. Kryeministrja serbe tha se me Kosovën duan marrëveshje gjithëpërfshirëse. “Viti më i afërt i anëtarësimit të mundshëm në BE për ne është viti 2025. Ndaj mendoj se ekziston mundësia që deri në vitin 2025 të nënshkruajmë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën”, është shprehur ajo. Kryeministrja ka folur edhe për masakrën e Srebrenicës në 1995. Ajo e ka konsideruar një krim të shëmtuar, “ishte një krim lufte”. Brnabiç përsëriti “ishte një krim i tmerrshëm”, por ajo kundërshtoi se ishte gjenocid: “Gjenocidi është kur ju jeni… duke vrarë gjithë popullsinë, gratë, fëmijët dhe kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh kryeministrja. Ajo shtoi se “nuk është bërë në emër të popullit serb dhe serbët nuk mund të fajësohen kolektivisht për atë që ndodhi. Nuk mendoj se ishte gjenocid” . “Serbia deri tani është shembulli më i mirë në rajon se si të merren me krimet e luftës”, tha kryeministrja serbe, kur u pyet përse disa zyrtarë të lartë ishin ndjekur penalisht. Kujtojmë që në masakrën e Serbenicë pati 7,000 të vrarë dhe 36,000 persona refugjatë nga 42,000 banorë. E po ashtu 14 dënime për gjenocid.

0
345

Ka rezultuar alarm fals, ai i vendosjes së eksplozivit në makinën e drejtorit të Hekurudhës, Ani Dyrmishi.

Mësohet se nga ekspertiza e kryer rezultoi se shishja e gjendur pranë makinës së Dyrmishit, me ngjyrë të errët, nuk përmbante lëndë shpërthyese.

Pranë shishes u gjend edhe një aparat telefoni celular dhe nga hetimet e deri tanishme dyshohet se objektet janë përdorur për një formë kërcënimi. Vetë Dyrmishi, në një prononcim për mediat tha se nuk kishte asnjë konflikt me askënd.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here