“Më lajmëruan komshinjtë se poshtë makinës time kishin parë një bidon të zi. Nuk kam konflikte me askënd”.
Kështu deklaroi Ani Dyrmishi, drejtori i Hekurudhave në Durrës, ndërsa ka dhënë sqarime për lëndën plasëse që u gjet sot afër makinës së tij. Ai tha se nuk kishte konflikte me askënd, duke shtuar se në Durrës lëviz gjatë gjithë kohës në këmbë.