Pas testit të anuluar për komisar edhe për testin tjetër të kryekomisarit ka të dhena dhe ankesa për parregullsi. Pas me shumë se 5 vitesh me në fund u hap konkursi për kryekomisar por sipas një dokumenti që vë në dispozicion gazetari Eni Ferhati, mbikëqyrësi i provimit ka marrë pjesë njëkohësisht në testim dhe në fund ka dalë fitues.
Pas më shumë se 5 vitesh më në fund u hap konkursi për kryekomisar. Gjatë kësaj periudhe shumë oficerë me të drejtë këtë gradë e fituan me vendim gjykate në kushtet kur organizata që i kanë kushtuar jetën nuk i dha mundësinë për ngritje në karrierë. 280 aspirante për “shefa” konkuruan pak ditë më parë por vetëm 30 u shpallen fitues pasi morën mbi 70 pikë nga 100 në total. Kandidatet u gjendën në befasi kur në test u përballën edhe me pyetje me shtjellim, (pa paralajmërim dhe ndryshe nga procedura standarte e testimeve të mëparshme) , madje keto te fundit mbartnin 60 % të totalit të vleresimit.
“Skantroni” korigjonte vetëm 40 piket nga pyetjet me alternative. Në korrigjimin e pyetjeve me shtjellim ka gjithmonë vend per subjektivizëm. Teknikalitete këto që për një pjese dërrmuese janë bërë me qëllim për të favorizuar individe të caktuar të cilët janë vënë në dijeni më parë. ( foto dok )