Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo” ka folur edhe për arrestimin dhe burgosjen e ish kryeministrit socialist Fatos Nano.
Berisha ka thënë se Nano u arrestua mbi një dosje, në të cilën Partia Demokratike nuk ka shtuar qoftë edhe një fjalë.
“Nano u arrestua mbi një dosje, në të cilën Partia Demokratike nuk ka shtuar qoftë edhe një fjalë. Në atë kohë plasi një luftë, brenda PS-së ndaj dhe ndodhi ajo që ndodhi. Për mua arrestimi, para gjykimit ishte një akt i gabuar”, – ka deklaruar Berisha.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Sali Berisha ka thënë se gjatë një mbledhje, ku i kanë kërkuar arrestimin e Nanos ai kishte thënë “Unë jam President nuk bëhet Prokuror”.
Fatos Nano u arrestua më 30 korrik 1993. Dosja “Nano” përmbante abuzimet me ndihmat italiane pas fushatës së PS-së për rrëzimin e qeverisë së PD.