I hodhën granatë, zbulohet e shkuara kriminale e pronarit të lokalit në Elbasan

0
609

Një person është plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e shpërthimit me lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit rreth orës 04.00 të mëngjesit.

Persona të paidentifikuar kanë hedhur në ambientet e brendshme një granatë dore dhe për pasojë u plagos pronari i lokalit, Albert Alterziu 32 vjeç.

Megjithatë, policia po heton në disa pista konkrete për ngjarjen, bazuar në të shkuarën kriminale të të riut të lënduar.

32 vjeçari është dënuar për vrasje, disa vite më parë kur ai ishte një minoren dhe në vitin 2013 është plagosur duke u goditur disa herë me thikë në trup.

Mësohet se i riu aktualisht ndodhet në spitalin e Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here