Policia e Shtetit pas Vlorës ka publikuar sot emrat dhe fotot e personave më të kërkuar në qytetin e Fierit.
Janë në total 17 persona ata që cilësohen të një rrezikshmërie të lartë në Firer, për të cilët gjykata ka dhënë ose dënim me 25 vite burg, ose me burgim të përjetshëm.
Njoftimi i Policisë:
Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.
















