U kopjua në provim, nis hetimi për komisionin dhe zv/ drejtoreshën e Policisë së Shtetit

0
383

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për zv/ drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, pasi ka qenë në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar”, i cili u anulua. Pas anulimit, testimi ishte vendosur për t’u përsëritur ditën e sotme, por për shkak të nisjes së hetimeve është shtyrë për një datë të pacaktuar. Report Tv mëson se drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu anuloi dhe urdhrin e dytë për ripërsëritjen e testimit ditën e sotme.

Kanë qenë 420 oficerë policie që konkurruan për gradën “Komisar”, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herët tezën.  Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë, që solli më pas edhe marrjen e pikëve maksimale nga ana e tyre. Gradat në polici kanë qenë gjithmonë të kontestuara, për shkak se shumë policë hedhin akuza për mbështetjen e disa kandidatëve të caktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here