“Bastet online”. Igli Tare dhe i vëllai në dosjen e antimafias italiane, ja kompanitë e basteve që zotërojnë në Shqipëri

0
607

Ditën e djeshme qarkulloi në të gjitha mediat se duart e mafias italiane janë në tregun e basteve “online” janë shtrirë edhe në Shqipëri.Policia e Barit arrestoi dje 68 persona ndërsa u sekuestroi pasuritë në Itali dhe në disa shtete të tjera ndër të cilat ishte edhe Shqipëria.

Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliardë euro të luajtura në disa platforma “online” të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.
Pjesë e kësaj ishte edhe një kompani shqiptare e quajtur “Remote Betting Solution”, pronë e faqes së internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze. Kështu për të pastruar paratë, ato depozitoheshin në llogarinë e një kompanie në Curacao në Itali, më pas transferoheshin në Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe më pas kaloni në Itali, si para të pastra.
Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë përmendet edhe ish-futbollistri Igli Tare, tashmë drejtor sportiv i skuadrës së futbollit italian Lazio.
Sipas dokumentit Fabruzio Gerolla (i arrestuar dje në Itali )kontakton avokatin Mirko Daidone të cilit i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh të drejtuar nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane në të gjithë Shqipërinë, e interesuar për t’u përhapur nën emrin BET 1128. Shoqëria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është “Top Bast”. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë,, në zotërim te Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Igli Tare, dhe Genti tare, ky i fundit konsull i Shqipërisë në Turqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here