Kuvendi i ka bërë kërkesë Prokurorisë për informacion se në çfarë faze janë hetimet për “CEZ”.
CEZ u kthye në rihetim në Prokurori me vendim Gjykate. Kërkesa për zgjatjen e hetimeve u bë me qëllim pyetjen e Nue Kalajt, pasi ky i fundit nuk është pyetur ende nga autoritetet kosovare.
Kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, i është drejtuar drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar me datë 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, si dhe të na vini në dsipozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi”, shkruhet në kërkesë.
