Ekzekutim si në filma. Si u vra babai i 4 fëmijëve në Shkodër, autori zbriti me skafandër nga motoçikleta….

0
650

Një skenar si nëpër filma. Pak orë më parë qyteti i Shkodrës u trondit nga një breshëri të shtënash me armë ku mbeti një i vdekur dhe një i plagosur.

Viktima është Fatos Ferracaku, 31 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spital ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj, jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se dy persona, me skafandra e të armatosur, po lëviznin me motoçikletë në merkatën e peshkut. Befas një prej tyre ka zbritur nga motoçikleta dhe ka qëlluar drejt Ferracakut i cili ndodhej në shoqërinë e kunatit të tij, burrit të motrës, Fatmir Mehaj. Ky i fundit ka dashur të ndërhyjë por ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes autorët i kanë vënë flakën motoçikletës në periferi të Shkodrës dhe janë larguar me makinë.

Ferracaku ishte baba i katër fëmijëve, peshkatar. Njëherazi viktima kishte lidhje gjaku me Arjan Ferracakun, mbetur i vrarë më 1 shtator 2018. Fatos Ferracaku dhe Arjan Ferracaku ishin kushërinj të dytë.

Arjan Ferracaku, babai i dy fëmijëve të mitur, u vra me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy kushërinjtë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Livadheve, ku 30-vjeçari bashkë me kushërinjtë ishin duke bërë stërvitje.

Gjatë kohës kur ata po bënin stërvitje persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt Arian Ferracakut. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me ngjarjen e datës 1 shtator 2018, por ky krim i rëndë vjen një ditë pas vizitës së zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here