Bojkoti vazhdon, Hahn ka një thirrje për opozitën

0
474

Eurokomisionieri Johannes Hahn, u shpreh se Shqipëria ka treguar angazhim të vazhdueshëm në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa vlerësoi ecurinë e reformës në drejtësi.

“Ne jemi të inkurajuar nga reformat e bëra. Kemi dëgjuar që disa nga prokurorët kanë kaluar në procesin e Vettingut. Duhet që reforma në drejtësi të tregojë rezultate konkrete”, – tha si, ndërsa shtoi se “Shqipëria është një shembull i madh për vendet në rajon”. Ai u shpreh se është bërë progres në fushën ekonomike.

Më tej ai u ndal edhe tek bojkoti i Kuvendit nga opozita, ku u shpreh se ajo duhet të heqë dorë nga bojkoti dhe të kthehet në Parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here