Tronditet futbolli, ndërron jetë futbollisti i Real Madridit

0
433

Klubi spanjoll Real Madrid ka marrë një lajm tronditës. Toribio Rodriguez Mendoza,ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare, pas një aksidenti të shkaktuar në autobusin me të cilin po udhëtonte.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Real Madridit, ku në njoftimin e publikuar thuhet: “Real Madrid me keqardhje njofton vdekjen e lojtarit 14-vjeçar Toribio Rodríguez Mendoza nga Peruja pas një aksidenti të shkaktuar me autobus me të cilin po udhëtonin”.

Real Madrid shpreh ngushëllime për familjarët e lojtarit 14 vjeçar dhe gjithë miqtë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here