Pas kandidaturës së Vitore Tushës për postin e kryetares së re të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vjen reagimi nga deputeti i PS-së Taulant Balla. Ky i fundit pohoi se me dekretin do të njihen ditën e enjte, ndërsa theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës. Ai tha më tej se për funksionimin e KLSH, do të ndiqen të gjitha procedurat.
“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisoni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa as nxitim”, tha Balla.