Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko së bashku me 22 anëtarët e tjerë të grupit të Shijakut dhe Lezhës kërkojnë lirinë sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Nga 24 të pandehurit që kërkojnë lirinë në Apel janë të pranishëm vetëm 16, 8 mungojnë, mes tyre edhe 2 ish-deputetët e PS, Ndoka dhe Çuko, ndërsa përfaqësohen nga avokatët.Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.
Kreu i bandës së Shijakut është Astrit Avdyli, akuzohet për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Ai sot nga Gjykata e Apelit para togave të zeza u shpreh se Ndokat i ka miq dhe i ka njohur në burg.
“Ndokat i ka miq, i kam njohur në burg”, tha Astrit Avdyli.