Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin ditën e sotme për Emiljano Shullazin, duke e dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Gjykata ka dënuar sot Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal ndërsa Gilmando Dani është dënuar me 12 vite, e Indrit Qyqja 10 vite burg, Endri Zela 10 vjet burg, Blerim Shullazi 9 vite.
Prokuroria kërkoi 64 vite burg për anëtarët e bandës.
Pas vendimit të gjykatës, avokati i Shullazit para mediave është shprehur se akuzat janë të stisura.
“Vendimi nuk u dha i arsyetuar, fatkeqësia e kësaj gjykata është se nuk i shpëton dot presionit dhe në fushën që këta operojnë, nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale… Të gjitha akuzat ishin të stisura”, tha avokati i Shullazit.