Astrit Avdyli shokon në gjykatë : Rroftë Dako e PS, aty qaj hallet

0
708

‘Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet’. Kështu ka deklaruar nga salla e gjyqit sot Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’ në sajë të operacionit të “Vo-Vo 4”.

Kujtojme se 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here