Aktori i nxjerr “të palarat” Hervin Çulit: Shkon i dehur në zyrë, më vjen keq por….

0
457

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja nuk i ka kursyer kritikat ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, aktori thotë se puna në teatër me drejtuesin aktual është zero, madje ai shkon edhe më tej kur thotë se shkon në Çuli shihet shpesh i dehur në ambientet e TK-së.

“Teatri këtu tek ne nuk funksionoi kurrë më që kur mbaruam ne shkollën. Është një teatër që më shumë merren me llafe, kam përshtypjen unë. Merren me intriga dhe nuk merren me punën. Do merren me fjalë se pagat janë qesharake. Më vjen shumë keq, por të tallesh me një aktor teatri, se edhe unë po të isha, me llafe do merresha se nuk do kisha çfarë të bëja. Sa mirë do ishte që një aktor teatri që luan “Shakespeare” të paguhej 6 mln lekë.

Po ta kishte rrogën 6 mln lekë drejtori i teatrit, në radhë të parë nuk do pinte dhe teatri nuk do ishte si i dehur, por do ishte një teatër normal, se do ti bënte hyzmetin asaj rroge. Mbase nga hallet pi se me 800 mijë lekë, 1 mln lekë çfarë mund të bësh. Plus që drejtori i TK për aq kohë sa ka qenë dhe është, mua më vjen keq, se as nuk e njoh, por puna është zero”, shprehet Velshnja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here