Kreu i partisë greke ‘Demokracia e Re’, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar ngjarjen e ndodhur në Bularat në 28 tetor ku pas një shkëmbimi me armë humbi jetën Kostandinos Kacifas.
Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika”, Mitsotakis thotë se ngjarja ka shumë boshllëqe ndërsa për deklaratat e bëra nga pala shqiptare thotë se nuk e ndihmuan situatën.
“Incidenti i fundit me të shtënat dhe vdekjen e homogjenit grek ka lënë ende mjaft boshllëqe dhe pika të turbullta, që është nevoja të sqarohen nga autoritetet shqiptare. Gjithashtu, disa deklarata që u bënë nga pala shqiptare nuk e ndihmuan situatën dhe duhet që të gjithë të jenë shumë të kujdesshëm. Përtej kësaj, marrëdhëniet e të dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos influencohen nga deklarata dhe referime të papërshtatshme, aq më tepër nga akte që mund t’i dëmtojnë rëndë”, shprehet Kyriakos Mitsotakis.