Thaçi takon për herë të parë Vladimir Putin, ja për cilën çështje dhe çfarë biseduan

0
464

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takon për herë të parë presidentin rus Vladimir Putin.

Dy presidentët janë takuar në Paris gjatë ceremonisë së përkujtimit të 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Dy homologët kanë biseduar rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Thaçi shprehet se Putin e ka siguruar se nëse arrihet marrëveshje mes dy vendeve, Rusia do të mbështesë marrëveshjen.

“Në Paris e takova për herë të parë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese ishin fokusi kryesor i bisedës sonë. Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë: “Në rast se ju (Kosovë–Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje, shkruan Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here