Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar përmes një letre pas 14 pyetjeve që Presidenti Ilir Meta i kishte drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshin. Mirëpo menjëherë pasi kjo shkresë u bë publike ka ardhur reagim i kryeministrit Rama.
Reagimi i Ramës:
Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë.
