Kryetari i partisë italiane Forza Italia, ish-kryeminsitri Silvio Berluskoni tha sot se shitja e skuadrës së Milanit dhe kalimi në duart e Li Yonghong i kushtoi zgjedhjet e përgjithshme. Berlusconi pretendon më tej se ka humbur 2.5 milion vota nga tifozët e Milanit dhe shkak ishte Li Yonghong.
“Sondazhet tona na treguan se 2.5 milion tifozë të Milanit nuk kanë votuar për mua, në mënyrë që të më ndëshkojnë për Milanin. Li ishte një pasues i cili nuk ishte shumë i aftë. Ata ishin dhe janë ende të zemëruar me mua, por pas 30 vjetësh, nuk mund t’i drejtoj më për shkak të ngarkesës së punës. Unë jam dhe do të jem, besoj, Presidenti i klubit i cili ka fituar kaq shumë në futboll”.- u tha ai gazetarëve.
Partia politike, Forza Italia e Berluskonit humbi zgjedhjet kundrejt Lega Nord për herë të parë në historinë e qendrës së djathtë të Italisë.